Site icon Telegrafi

Portokajtë ua forcojnë imunitetin, oreksin dhe shumëçka tjetër

Attractive smiling woman eats the fresh orange - over white background

Kur flitet për portokajtë, zakonisht theksohet begatia e tyre me vitamina C dhe A. Nuk duhet të shpërfillet edhe aftësia e tyre për të pastruar gjakun dhe qarkullimin e tij, e as ndikimi pozitiv në mineralizimin e eshtrave.

Shprehi shumë e shpeshtë, por jo shumë pozitive është të merret lëngu i portokallit në vend se të hahet i tërë fryti. Pavarësisht asaj që fryti është i shtrydhur, në atë mënyrë humbin elementet e rëndësishme si fibrat bimore. Për disa portokalli është shumë vështirë të tretet dhe rekomandohet që të zëvendësohet me grejp.

Lajm i mirë është që një shujtë ditore e frytit citrik redukton rrezikun nga sulmi në tru për 19 për qind. Korja e portokallit rrit apetitin dhe ndihmon te fryrja dhe ngërçet në bark. Portokalli është citrusi më i njohur në botë!

Si edhe të gjithë citrusët, portokalli ka shije të shprehur të tharbët, por është mjaft i ëmbël dhe nuk kërkon shtim të sheqerit, transmeton Koha.net. Nxit tretjen, forcon rrjedhën e gjakut dhe zemrën. Konsumimi i rregullt i portokallit ka efekt energjik dhe pastrues në organizëm.

Fibrat e fshehura në portokaj janë jashtëzakonisht të mirë për sistemin tretës, sepse lehtësojnë kapsllëkun. Ata po ashtu reduktojnë kolesterolin dhe janë veçanërisht të dobishëm për mbajtjen e nivelit të shëndetshëm të sheqerit në gjak.

Portokajtë janë të pasur me kalcium, i cili ndërlidhet me eshtrat dhe dhëmbët e shëndetshëm. Vitamina C stimulon prodhimin e rruazave të bardha të gjakut në trupin tonë, me çka përmirësohet imuniteti. Kështu, nëse dëshironi të parandaloni infeksionet virusale, rregullisht hani portokaj.

Lajm i mirë është edhe që konsumimi i rregullt i portokajve në mënyrë të konsiderueshme mund të reduktojë rrezikun nga zhvillimin i gurëve në veshkë. /Telegrafi/

Exit mobile version