Telegrafi

Portokajtë luftojnë efektin negativ të yndyrave

Studiuesit nga Universiteti Buffalo kanë analizuar 30 persona të moshës nga 20 deri në 40 vjet. Ata kanë vërtetuar se naringenin dhe hesperidin, antioksidues të fuqishëm të cilët gjenden në përbërjen e portokallit, mund të ulin deri në 20% markezët e ndezjeve të cilët krijohen pas konsumimit (të rregullt) të ushqimit yndyror dhe të ëmbël.

Për dallim nga uji dhe lëngjet e ëmbëlsuara, lëngu i freskët i nxjerrë nga portokalli inhibon krijimin e radikaleve të lira dhe aktivizimin e gjeneve specifike të cilat marrin pjesë në proceset e paraqitjes së arterosklerozës dhe rezistencës së insulinës. /Telegrafi/