Telegrafi

Portofoli i Google – i pasigurte?

Pasi që PIN numri ruhet në vet pajisjen, në pajisjet me Android të bëra root ai mund të zbulohet fare lehtë. Edhe pse e dhëna është e kriptuar, mundësia e marrjes së fajllit prapëseprapë është diçka që brengos. Në veçanti për shkak se hetuesit thonë se mbrojtja mund të thyhet fare lehtë me një sulm brute force, gjë të cilën edhe e dëshmuan me ndërtimin e një aplikacioni për zbulimin e PIN-it të Google Wallet.

Nga Google për Zvelo konfirmuan problemin, dhe janë duke punuar në mënjanimin e tij. Një nga mënyrat më të mira të implementimit, sipas hulumtuesve do të ishte kalimi i përkujdesjes për PIN numrin tek bankat të cilat përkrahin sistemet e pagesave NFC. /Telegrafi/