Telegrafi

Porto ‘viktimë’ e mungesës së Liverpoolit në fazën e eliminimit direkt në LK

Sadio Mane duke festuar golin e parë në takim (Getty Images)

Liverpooli është një nga klubet që personifikohet me suksesin në Ligën e Kampionëve, pesë kupa në garën më të madhe për klube nuk janë pak. Fitorja e Stambollit është e paharrueshme, nga kjo mund të themi se Reds janë të lindur për të qenë pjesë e LK-së.

Por, kishte nëntë vite që kur skuadra angleze ishte paraqitur në fazën e eliminimit direkt (1/16) të kësaj gare.

Një tifoz i Liverpoolit në Estadio do Dragao (Getty Images)

Këtë mungesë e pagoi Porto, e cila në shtëpi të vetë ishte asgjë më shumë se një turistë, skuadra portugezi humbi në fund me rezultat 0-5 në takimin e parë.

Ishte Sadio Mane ai që shënoi i parë në minutën e 25-të, ndërsa pas katër minutash shënoi edhe Mohamed Salah për golin e 30-të sezonal për Liverpoolin në të gjitha garat.

Roberto Firmino duke festuar me stil golin e katër në takim (Getty Images)

Me rezultatin 0-2 dhe me Porton që nuk gjuajti asnjëherë në portën kundërshtare përfundoi pjesa e parë.

Mane shënoi edhe një herë në minutën e 53-të, kurse Roberto Firmino në minutën e 73-të.

Sadio Mane duke festuar golin e tretë në takim (Getty Images)

Senegalezi kompletoi het-trikun në minutën e 85-të, duke i siguruar vetës një ndeshje komode në atë të kthimit.

Ndeshja e këthimit luhet në Anfield me 6 mars. /Telegrafi/