Telegrafi

Porto shënon vetëm një herë

Ekipi vendas luajti shumë më mirë në fraksionin e parë duke dominuar me posedimin e topit dhe goditjet drejt portës, mirëpo nuk arriti të shënojë.

Nga ana tjetër, skuadra spanjolle edhe pse e filloi takimin me një formacion mjaft ofensiv, nuk arriti të tregohej e rrezikshme për portierin Helton.

Pak minuta pas fillimit të gjysmës së dytë (56’), portugezët kaluan në epërsi. Alex Sandro dërgoi një top të shkëlqyer në zonë, të cilin e shfrytëzoi Joao Moutinho për golin e avantazhit (56’).

Ky rezultat e favorizon lehtësisht Porton për ndeshjen e kthimit, megjithatë Malaga luan para tifozëve të vet. /Telegrafi/