Site icon Telegrafi

Porto Riko tronditet nga një tërmet me magnitudë 5.1

Një tërmet me magnitudë 5.1 tronditi Porto Rikon të mërkurën, duke e bërë atë një nga më shumë se 1.280 tërmetet që kanë goditur territorin e SHBA-së në 19 ditët e fundit.

Sipas të dhënave, tërmeti goditi Yauco, në Porto Riko.

   

Toka në jugperëndim të Porto Rikos është lëkundur që nga 28 dhjetori, me më shumë se 1.280 tërmete, nga të cilët më shumë se dy duzina ishin me magnitudë 4.5 ose më të mëdha, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët thanë që tërmetet e fundit kanë shkaktuar miliona dollarë dëme përgjatë bregdetit jugor të ishullit, ku tërmetet e mëparshme të fundit kanë rrëzuar shtëpitë dhe shkollat.

 

Midis tyre ishte një tërmet me magnitudë 6.4 që goditi më 7 janar, duke vrarë një person dhe duke plagosur nëntë të tjerë, dhe një tërmet prej 5.9 që ndodhi të shtunën, duke shkaktuar dëme të mëtejshme.

Gov Wanda Vazquez vlerësoi dëmtimin në 110 milionë dollarë, me një total prej 559 strukturash të prekura. /Telegrafi/

Exit mobile version