Porto Rico ka mbetur në errësirë të martën, në prag të Vitit të Ri.
Ndalja e rrymës, e cila ka prekur pothuajse të gjithë ishullin, po hetohet, shkruan reuters.
Sipas informacioneve të para, arsyeja është një kabllo nëntokësore e dëmtuar, njofton “Luma Energy”, kompania kryesore që shpërndan energji elektrike në ishull.
Declaraciones (8:30 a.m.): LUMA activa operaciones de emergencia para restaurar la energía después de un apagón en todo el sistema
LUMA ha activado su Centro de Operaciones de Emergencia y actualmente está trabajando con Genera y demás colaboradores de generación para reiniciar…
— LUMA Puerto Rico (@lumaenergypr) December 31, 2024
Kompania ka deklaruar se rikthimi i plotë i energjisë pritet të zgjasë mes 24 dhe 48 orëve.
Rreth 13 për qind e konsumatorëve, nga gjithsej 1.3 milion, kanë pasur energji elektrike deri në orën 10:00 me kohë lokale, sipas të dhënave nga “The New York Times”.
Pas disa orësh, energjia është rikthyer në disa zona, përfshirë spitalin e San Juanit, siç bëri të ditur “Luma”. Megjithatë, pjesa më e madhe e ishullit vazhdon të mbetet në errësirë. /Telegrafi/