Gianluigi Buffon pritet të bëhet së shpejti me skuadër të re.
Pas një karriere të gjatë me fanellën e Juventusit, portieri italian iu bashkua gjigantit francez Paris Saint Germain.
Por aventura e Buffonit në Francë ka përfunduar pas vetëm një viti qëndrim në kryeqytetin francez.
41-vjeçari e ka ndërprerë bashkëpunimin me Parisin dhe tani është një futbollist i lirë.
Karriera e tij mund të vazhdoj në Portugali, ku Porto tanimë ka filluar bisedimet për afrimin e tij.
Sky Sports ka raportuar se Buffon është i hapur për të kaluar te Porto nëse do të ishte titullar tek gjiganti portugez. /Telegrafi/