Telegrafi

Porto mposht ngushtë Juventusin, kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen kthyese

Porto ka arritur ta mposht Juventusin me rezultat të ngushtë 2-1, duke e lënë të hapur për ndeshjen kthyese se kush do të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi me gol për portugezët, por goli erdhi më shumë për meritë të italianëve.

Një top i kthyer keq nga Rodrigo Bentancur drejt portieri Wojciech Szczesny, u kap nga sulmuesi Mehdi Taremi i cili shënoi për 1-0.

Pas golit ndeshja ishte e dobët me të dy skuadrat që dështuan të prodhonin më shumë.

Në minutën e 41-të erdhi rasti i radhës kur Adrien Rabiot goditi me gërshërë, por portieri Agustin Marchesin ishte në vend.

Pjesa e dytë doli të jetë më interesante, pasi që e para ishte e dobët.

Me të filluar pjesa e dytë sërish Porto gjeti golin, që erdhi pas një kundërsulmi të shpejt.

Moussa Marega u fut bukur në zonë ku pranoi një pasim nga Wilson Manafa dhe goditi me të parën për të shënuar për 2-0.

Pas goli të dytë të pësuar Juventusi u gjuajt në sulm për të kërkuar të paktën një gol.

Ai goli erdhi në minutën e 82-të, ku Adrien Rabios futi një top në zonë, ndërsa Federico Chiesa me një gjuajtje të bukur shënoi për 2-1.

Juvenusi kishte edhe dy gjysmë raste pas golit, por që nuk arriti të shënonte.

Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen kthyese që zhvillohet pas dy javësh në Torino. /Telegrafi/