Telegrafi

Porto luan për pozitën e parë, Atletico për Ligën e Evropës – formacionet startuese

Atletico Madridi është mysafir i Portos në Estadio do Dragao për ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Los Rojiblancos tashmë janë eliminuar nga gara kryesore evropiane për klubet dhe duhet të fitojnë për ta pasur të sigurt kualifikimin në Ligën e Evropës (ka një pikë më shumë se Bayer Leverkusen që ndodhet në fund të Grupit B).

Skuadra portugeze e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt, porse ndodhet me një pikë prapa Club Brugge, ashtu që do ta kërkojë fitoren për të tentuar që ta marrë primatin.

Trajnerët Sergio Conceicao dhe Diego Simeone i kanë zgjedhur formacionet startuese të kësaj përballjeje.


Formacioni startues i Portos: Diogo Costa; Pepe, Fabio Cardoso, Marcano, Zaidu; Grujic, Eustaquio, Otavio, Galeno; Taremi, Evanilson.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Savic, Gimenez, Reinildo; Molina, De Paul, Saul, Witsel, Correa; Griezmann, Joao Felix.


/Telegrafi/