Porto janë ofruar për të marrë Manolo Gabbiadinin në huazim, por Napoli dëshiron të paktën 25 milionë euro dhe një shitje të drejtpërdrejtë.
E ardhmja e 24-vjeçarit italian është ende e pasigurt, edhe pse forma e tij spektakolare në kohët e fundit është joshëse dhe Napoli mendon ta mbaj atë.
Sipas ItaSportWeb, klubi i fundit që ka shprehur interesim dhe po e kërkon ish-sulmuesin e Sampdorias është Porto.
‘Dragonjtë’ dëshirojnë të marrin sulmuesin në formë huazimi me një opsion për të blerë, por ky skenar nuk po pëlqehet nga Napoli dhe as nga lojtari.
Nëse napolitanët shesin lojtarin, ata presin një kthim të fortë financiare dhe nuk do ta lënë të shkojë për asgjë më pak se 25 milionë euro. /Telegrafi/