Porto e ka eliminuar Juventusin nga Liga e Kampionëve, pas vazhdimeve pasi ndeshje u mbyll me rezultat 3-2 për bardhezinjët pas dy vazhdimeve.
Portugezët e zhvilluar ndeshjen me dhjetë lojtarë që nga minuta e 54-të.
Juventusi e kishte rastin e parë në ndeshje me Alvaro Moratan, por goditje e tij me kokë në minutën e tretë u prit nga portieri Agustin Marchesin.
Porto kishte dy raste të mira me Mehdi Taremenin, ku në njërin prej tyre goditi traversën.
Në minutën e 17-të Porto fitoi penallti kur Merih Demiral ndërhyri në zonë ndaj Taremit.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Sergio Oliveira për 1-0.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369382557595369475
Juventusi tentoi të kthehet në lojë me një goditje të Moratas në fundin e pjesës së parë, por sërish Marchesin ishte në vend.
Me të filluar pjesa e dytë Juventusi shënoi që në minutën e 49-të.
Cristiano Ronaldo ndali një top për Federico Chiesan, i cili me një goditje të bukur shënoi për 1-1.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369395380891303941
Gjërat u përkeqësuan për Porton, kur Taremi mori dy kartonë të verdhë brenda pak minutash.
Juventusi përfitoi shumë shpejtë dhe shënoi golin e dytë në minutën e 63-të, kur Cuadrado asistoi te Cheisa i cili me kokë shënoi për 2-1.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369398854060216324
“Zonja e Vjetër” u hodh në sulm për të gjetur golin që do ta dërgonte tutje.
Rabiot dhe Chiesa kishin raste të mira, por Marchesin ua mohoi golin.
Në anën tjetër edhe Porto tentoi dy herë, por Malang Sarr dhe Moussa Marega, shkuan jashtë.
Juventusi shënoi në kohën shtesë me Moratan, por nga pozita jashtë lojës, gjë që bëri që goli të anulohej.
Skuadrat shkuan në vazhdime, pasi gola më nuk kishte në kohën e rregullt, ndërsa rezultati nga dy ndeshjet ishte 3-3.
Pjesa e parë e vazhdimeve nuk solli gola edhe pse skuadrat kishin nga dy raste.
Sa i përket pjesës së dytë ishte e jashtëzakonshme, pasi që Porto fillimisht shënoi me Sergio Oliveira, nëj gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit (2-2).
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369416010760085517
Por Juventusi u kthye në lojë me një gol me kokë të Adrien Rabiot për 3-2.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369416616996438021
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Porto bëri befasinë e madhe duke e eliminuar Juventusin.
/Telegrafi/