Aktorja hollivudiane, Natalie Portman, ka reaguar ndaj deklaratave të muzikantit Richard Melville Hall, i cili në librin e tij biografik “When it Fell Apart” ka shkruar për lidhjen e tij me të, duke thënë se të dy ata ishin shumë të afërt dhe më tepër se miq.
I njohur me emrin skenik Moby, ai në librin e tij përshkruan se ka qenë në lidhje me aktoren, e cila asokohe ishte 20-vjeçare, ndërsa karriera e saj ishte në ngritje. Po ashtu, ka treguar se si pas një koncerti përfunduan së bashku me Natalie.
“Isha i dehur, ndërsa ajo yll tepër i bukur i filmit. Por në zhveshtoren time ajo flirtonte me mua. Kam pasur 33-vjeç, ndërsa ajo 20”, ka thënë muzikanti, transmeton KP.
Pohimet e Mobyt kanë ngjallur reagimin e menjëhershëm të aktores, e cila i ka mohuar pretendimet e këngëtarit se ka qenë për dy vjet në lidhje me të.
“Nuk jemi kemi qenë në lidhje, ai ishte më i vjetër. Jam e befasuar që kohën e njohjes sonë ai e përshkruan si lidhje. Sa mbaj mend, nuk është e vërtetë se kam qenë 20 vjeçe, pasi sapo kisha përfunduar shkollën e mesme. Isha 18 vjeçe”, ka reaguar Portman.