Telegrafi

Portman ka joshje për Chris Hwmsworth

Dyshja kanë realizuar së bashku filmin “Thor: The Dark World”, që të martën u shfaq premierë në Odeon të Londrës.

Dhe, aktorja e cila ka djalin 16-muajsh Aleph me burrin e saj, valltarin profesionist të baletit, Benjamin Millepied, ka lavdëruar aktorin australian duke thënë se ai e bën ambientin e punës më argëtues.

“Mendoj se Chris ka joshje me secilin që takohet. Ai është aktori më i këndshëm, më profesional, më i mirë”, ka thënë Portman në qilimin e kuq të premierës. /Telegrafi/