Site icon Telegrafi

Portland triumfon dhe ngushton epërsinë e Warriors

Damian Lillard shënoi për herë të parë 40 pikë në një ndeshje të play off me Portland Trail Blazers që mundën 120-108 Golden State Warrios, duke shkurtuar në 1-2 rezultatin e përgjithshëm të gjysmëfinales së Perëndimit.

Në Oregon, kampionët në fuqi të Warriors e nisën përpara sfidën teksa morën kryesimin 7-3, 3 minuta nga fillimi I lojës.

Në periodën e parë epërsia e Golden State u zgjat deri në 28-22. Gjithsesi loja e mirë e Lillard në periodën e dytë bëri që Blazers të merrnin kryesimin në 39-36.

Me një goditje për 3 Lillard zgjati rezultatin dhe në 42-36 ndërkohë që në pushim Blazers vajtën me shifrat 58-46.

Warrios shkurtuan diferencën në 7 pas një 3 pikëshi të Green 3 minuta nga fillimi I periodës, por Portland mori menjëherë masat për t’u shkëputur në 70-58, ndërsa në fundin e periodës së 3-të Blazers zgjatën shifrat deri në 93-80.

Nga ky moment skuadra nga Oregoni thjesht u mjaftua me menaxhimin e rezultatit duke zgjatur madje deri në 15 pikë epërsinë mbi parket dhe pse në fund shifrat përfundimtare ishin 120-108.

Exit mobile version