Pas gjashtë fitoreve radhazi, Houston Rockets më në fund është mposhtur.
Skuadra nga Teksasi kishte marrë gjashtë fitore radhazi duke mposhtur skuadra të forta si San Antonio Spurs, Oklahoma City Thunder, New Orleans Pelicans, Memphis Grizlies, Boston Celtics e Golden State Warriors.
Por ka qenë Portland Trail Blazers që kanë triumfuar me rezultat 110-101 duke ia ndërprerë serinë e fitoreve Raketave nga Houstoni.
Diving to the floor on the 2nd night of a back-to-back pic.twitter.com/4RCdHqjTAO
— Portland Trail Blazers (@trailblazers) January 6, 2019
Vendasit krijuan epërsi të madhe prej 13 pikëve në çerek të dytë dhe kjo epërsi ishte vendimtare pasi Houston në asnjë moment nuk arriti t’ia rrezikonte fitoren.
Qendra boshnjake Jusuf Nurkic ishte fantastik në këtë sfidë, me 25 pikë e 15 kërcime, i ndihmuar edhe nga Cj McCollum që shtoi 24 pikë të tjera.
Yeah, it’s lit at the crib. pic.twitter.com/H1aVRbCHzZ
— Portland Trail Blazers (@trailblazers) January 6, 2019
Damian Lillard gjithashtu kontribuoi me 17 pikë e 12 asistime në fitoren e 23 të Portlandit këtë edicion.
James Harden ishte i pandalshëm si gjithnjë me 38 pikë e shtatë asistime, por që nuk pati ndihmën e duhur nga bashkëlojtarët për ta shmangur humbjen. /Telegrafi/