Interi momentalisht është i rrethuar me një atmosferë të keqe brenda klubit, pas blerjes nga pronarët kinezë.
Situata tek Interi nuk është aspak e mirë si nga për rezultatet negative të miqësoreve para sezonale, ashtu edhe për shkak të mungesës së blerjeve dhe pakënaqësisë së trajnerit Roberto Mancini.
Ndërkaq, në miqësoren kundër CSKA Sofies, të enjten, ka bërë bujë një ngjarje e çuditshme.
Portieri argjentinas Juan Pablo Carrizo, sapo përfundoi pjesa e parë, vrapoi drejt njërës tribunë dhe u mundua të kalonte hekurat, për të kacafytur me ndonjë tifoz që po e ofendonte gjatë ndeshjes.
Atë e ndali njëri nga stafi i klubit për të mos u bërë situata e madhe.
Skuadra zikaltër humbi nga bullgarët, ndërsa para disa ditësh kishte barazuar me një skuadër amatore.
Tek Interi siç duket kanë lënë anash futbollin ku nuk po kanë sukses në vitet e fundit dhe kanë filluar boksin si pjesë të përgatitjeve para sezonale. /Telegrafi/