Portieri i Wolverhamptonit, Jose Sa, ka dy muaj që ruan portën me dorë të thyer në kyç, por pavarësisht kësaj ai arriti të shpëtojë edhe një herë rrjetën e tij sot pavarësisht dhimbjeve, duke mos pranuar të futet në operacion.
Sa pësoi një frakturë në kyçin e dorës në gusht të këtij viti, por ai vendosi të priste dhe të mos shkonte për operacion, pas së cilës ai mbrojti në shtatë ndeshje të kampionatit, përfshirë ndeshjen e sotme kundër Nottingham Forest.
“Fakti që ai është ende duke mbrojtur vetëm për ne tregon se sa i guximshëm është. Kjo tregon karakterin e tij dhe ai është gjithmonë një shembull i mirë për të tjerët,” ka thënë trajneri i përkohshëm i Wolves, Steve Davis, shkruan BBC.
Steve Davis lauds injured keeper Jose Sa after penalty save in win for Wolves https://t.co/5lPg8lyY1V pic.twitter.com/8sS9HSHZ55
— Indy Sport (@IndySport) October 15, 2022
Sa mbrojti sot për 90 minuta për skuadrën e tij në ndeshjen kundër Nottinghamit dhe arriti të shpëtojë rrjetën e tij , ku kishte dy pritje dhe disa ndërhyrje të sigurta.
Ai madje priti edhe një penallti për të ndihmuar skuadrën të fitojë tre pikë.
Jose Sa My Lord! 👊🏼 https://t.co/AG5PE7zozX
— Leigh (@LeighHodgson2) October 15, 2022
Golin e vetëm për Wolves e shënoi Ruben Neves me penallti në minutën e 56-të dhe tani ‘ujqërit’ janë në pozitën e 17-të me nëntë pikë të fituara nga dhjetë ndeshje të luajtura.
Kjo ishte hera e tretë për Sa që e mbajti portën e paprekur, ndërsa më parë ia doli në ndeshjet kundër Bournemouth dhe Southampton./Telegrafi/