Telegrafi

Portieri i Veronas e ngacmoi Ibran para huqjes së penalltisë: “Ky e ka humbur të fundit, apo?”

(Foto: Screenshot/YouTube/Serie A)

Zlatan Ibrahimovic e humbi një tjetër penallti këtë sezon dhe është zotuar se të ardhmen do t’ia lë bashkëlojtarit të tij te Milanit, Franck Kessie.

Rossonerët luajtën baras (2-2) ndaj Hellas Veronas, në një ndeshje në të cilën u kthyen nga disavantazhi prej dy golash.

Ishte pikërisht Ibra që e shënoi golin e barazimit në minutat shtesë, mirëpo më herët e kishte humbur një penallti.

(Foto: Screenshot/YouTube/Serie A)

39-vjeçari e mori përgjegjësinë në minutën e 65-të, mirëpo goditja e tij përfundoi lartë mbi portë.

Lexo po ashtu Humbja e penalltisë, Ibra: Tjetrën do t’ia lë Kessiet

Në mungesë të publikut në San Siro është dëgjuar portieri i Veronas, Marco Silvestri, duke e provokuar Ibran.

(Foto: Screenshot/YouTube/Serie A)

“E ka humbur të fundit apo?”, është dëgjuar duke thënë portieri në kohën kur suedezi po e ekzekutonte njëmbëdhjetëmetërshin.

“Ai ka të drejtë, e kam humbur të fundit”, ia ka kthyer Ibrahimovic. /Telegrafi/