Torino ka arritur të kalojë në raundin tjetër në Kupën e Italisë, duke e mposhtur Carpin me rezultat 2-0.
Torino e mbylli ndeshjen pothuajse në pjesën e parë duke shënuar dy herë me Falquen dhe Belottin.
Por momenti më interesant i këtij takimi ishte minuta e 90-të, kur për ‘demat’ u akordua goditje dënimi.
Edhe pse pran topit ishte Andrea Belotti, ai u largua për t’ia lejuar goditjen e dënimit, portierit të skuadrës Vanja Milinkovic-Savic.
Portieri i lindur në Spanjë gjuajti bukur nga 30 metra, por për fat të tij të keq, goditi vetëm shtyllën.
Kjo nuk i ndaloi tifozët t’i dhurojnë duartrokitje të mëdha deri në fund të ndeshje.
Milinkovic-Savic për disa çaste solli në mendje portieri legjendar paraguaian, Jose Luis Chilavert, që ishte ekspert i goditjeve të dënimit.
Vanja Milinkovic-Savic është vllau i vogël i Sergie Milinkovic-Savic, që luan te Lazio. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=N-A4BDvBCRo&feature=youtu.be