Site icon Telegrafi

Portieri shqiptar Alen Sherri debuton në Serie A me Cagliarin ndaj Milanit

Portieri shqiptar Alen Sherri është konfirmuar titullar në duelin që Cagliari do ta luajë ndaj Milanit.

Cagliari dhe Milan do të takohen sot (e shtunë) në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit italian.

Trajneri Davide Nicola ka vendosur që t’ia besojë fanellën e titullarit portierit shqiptar Alen Sherrit.

Për Sherrin, kjo ndeshje do të jetë debutimi i tij në Serie A që prej se u transferua tek Cagliari.

26-vjeçari u transferua në elitën e futbollit italian në korrik të këtij viti nga KF Egnatia për shumën e raportuar prej 300 mijë eurosh.

Kjo megjithatë nuk do të jetë hera e parë që ai po vesh fanellën e Cagliarit, pasi debutimin me ta e kishte bërë në Kupën e Italisë ndaj Cremoneses, ku kishe mbajtur portën e pastër.

Përndryshe, takimi mes këtyre dy skuadrave do të nis me fillim nga ora 18:00./Telegrafi/

Exit mobile version