Site icon Telegrafi

Portieri i Shqipërisë U-21 shënon gol në minutën e 93-të dhe barazon rezultatin

Shqipëria U-21 e Alban Bushit ka vazhduar me ndeshjet miqësore me Bjellorusinë, ku barazoi 1-1.

Ndeshja e zhvilluar para dy ditë ishte mbyllur me fitoren 3-1 në të mirë të kuqezinjve ku shkëlqeu djaloshi prishtinas Emir Sahiti me dy gola.

Në ndeshjen e zhvillonte sonte (e premte), Shqipëria ishte duke humbur me rezultat 1-0.

Në një rivënie nga këndi e nxori nga porta portierin Gentian Selmani.

Ai ka shënuar gol në minutën e 93 në miqësoren që u zhvillua në Elbasan Arena.

Ishte portieri Selmani që pas një topi të kthyer shënoi në proton e bjellorusëve.

Shqipëria ka disa talentë interesat në skuadrën U-21 që shpesh thirren edhe te  Kombëtarja A. /Telegrafi/

Selmani gol 1-1 Shqiperi-Bjellorusi on Vidnews.

Exit mobile version