Site icon Telegrafi

Portieri shënon nga porta në portë – gol i bukur që e mbylli ndeshjen

Portieri i Chivas, Tono Rodriguez, ka shënuar gol nga porta në portë në ndeshjen që skuadra e tij e ka fituar 3-1.

Portieri meksikan, Rodriguez, e ka shënuar golin e parë në karrierë dhe po krahasohet me atë që e kishte shënuar Asmir Begovic para disa viteve në Ligën Premier.

Në ndeshjen e Liga MX ndaj Veracruz, Chivas ishte duke fituar 2-1, kur portieri gjuajti nga porta e tij.

Ishte nje goditje këndi për mysafirët, ku portieri Rodriguez e kapi topin, dhe me shpejtësi gjuajti, pasi portieri i mysafirëve kishte ardhur në sulm për të rrezikuar.

Goli i tij e mbylli ndeshjen që ishte e hapur deri në ato momente.

Rodriguez është pjesë e skuadrës së parë të Chivas nga vitit 2012 dhe ka pranuar 21 gola këtë sezon në 13 ndeshje.

Klubi meksikan aktualisht është i 10-ti në Liga MX Apertura me 25 pikë në 18 ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version