Telegrafi

Portieri shënon gol spektakolar në Turqi (Video)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur vikendin që lamë pas në Turqi.

Në fakt ishte duke u zhvilluar ndeshja e Ligës së Parë të Turqisë, mes skuadrave Eskisehirspor dhe Umraniyesporin që përfundoi në barazim 2:2.

Vendasit ishin duke humbur këtë takim, por portieri vendas në minutat e fundit të ndeshjes ekzekutoi një goditje nga 70 metra dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Përpos që ia siguroi një pikë të artë skuadrës së tij, portieri belg Ruud Boffin është bërë portieri i parë që shënon gol në Turqi në edicion 2016/17. /Telegrafi/