Portieri i Sevillas, Marko Dmitrovic shmangu një sulm të madh nga një tifoz që pushtoi fushën, gjatë ndeshjes së skuadrës së tij në Ligën e Evropës kundër PSV Eindhoven të martën mbrëma.
Skuadra spanjolle shkoi në ndeshjen e dytë të raundit të “play-off” me një epërsi 3-0 nga ndeshja e parë, pavarësisht se kishte vështirësi në La Liga këtë sezon.
Ata kishin shpresa të mëdha për të kaluar në fazën e 1/8-tës të garës që kanë fituar në gjashtë raste, të gjitha që nga viti 2006.
A nervy end, but we get the job done 👍#UEL pic.twitter.com/Z7p6bIZemS
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) February 23, 2023
Në ndeshjen e dytë, Luuk de Jong i dha epërsinë skuadrës holandeze në minutën e 77-të dhe Fabio Silva shënoi më pas në minutën e pestë të kohës shtesë, për të trembur vërtet mysafirët.
Megjithatë, ishte pamja e një tifozi vendas që vraponte në fushë dhe drejtohej drejt portierit Dmitrovic që do të mbetet gjatë në kujtesë.
The Sevilla goalkeeper got attacked by a PSV fan tonight during the match 😳pic.twitter.com/dcNtPPATYO
— SPORTbible (@sportbible) February 23, 2023
Tifozi u afrua me portierin dhe më pas hodhi një grusht, por Dmitrovic mundi ta rrezonte në tokë, përpara se ta mbante poshtë derisa sigurimi arriti në vendngjarje.
Skenat e shëmtuara vërtet e prishën lojën dhe portieri 31-vjeçar ishte me fat që ajo që ndodhi nuk ishte më serioze, përpara se punëtorët e sigurimit ta largonin atë. /Telegrafi/
Sevilla goalkeeper Marko Dmitrovic was attacked by a PSV fan during tonight's Europa League game 😳 pic.twitter.com/0HaMD9g3yJ
— 433 (@433) February 23, 2023
At full time of Sevilla eliminating PSV from the Europa League, a fan ran on to the field to attack Sevilla keeper Marko Dmitrović.
Dmitrović pinned him down until security took him away 😳 pic.twitter.com/CRKGxTQCwe
— B/R Football (@brfootball) February 23, 2023