Telegrafi

Portieri i Sevillas kishte një natë pa gjumë pasi i qëndroi afër vajzës së tij në spital, por kjo nuk e pengoi të shkëlqejë ndaj Real Madridit

Sevillas ka arritur ta mposht  Real Madridin në mbrëmjen e së mërkurës dhe atë me rezultat 3-0, ndërsa njëri ndër ata që shkëlqyen në kërë përballje ishte portieri Tomas Vaclik .

Vajza e tij e kishte pësuar një aksident ku ishte rrëzuar të martën dhe e kishte kaluar natën në spital nën vëzhgim.

Pas një kontrolli të CT u përjashtoi ndonjë dëmtim serioz, por Vaclik kishte që qëndruar gjatë gjithë natës pa gjumë, i shqetësuar për fëmijën e tij.

Gareth Bale ndalet nga Vaclik. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Stafi teknik i Sevillas i thanë atij se ai nuk mund ta luajë ndeshjen në La Liga Santander të mërkurën mbrëma, por ai e kundërshtoi këtë gjë.

Edhe pse portier kishte brenda vetës dyshime, ai arriti që në fushë të bëjë tri pritje të mëdha, përfshirë edhe një të jashtëzakonshme përballë Gareth Bale.

Luka Modric në duel me portierin e Sevillas. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Trajneri Pablo Machin u shpreh mirënjohjen pas ndeshjes për portierin e tij.

“Ju të gjithë e dini situatën e Tomas, kështu që dua duartrokitje për të”, u kishte thënë trajneri lojtarëve të tij pas ndeshjes.

Kolegët e tij me të vërtetë i dhanë atij një raund të gjatë duartrokitjesh, pasi ishin të vetëdijshëm për situatën e vështirë që ai kishte kaluar. /Telegrafi/