Telegrafi

Portieri që për një çast mendoi se është Messi, duke dribluar disa kundërshtarë pranoi një gol qesharak (Video)

Portieri i skuadrës australiane, Perth Glory, Liam Reddy ka bërë një gabim amator, por edhe shumë qesharak njëkohësisht.

Liam Reddy, gjatë një çasti ka harruar se ai ishte një portier pasi bëri një gafë të pabesueshme në kampionatin australian, A-League.

Portieri fillimisht tregoi një grimë të mirë të aftësive të tij me posedimit të topit, duke dribluar disa futbollistë kundërshtar, por nuk u ngop me pak dhe tentoi të kaloj disa sosh.

Megjithatë, kjo rezultoi të jetë fatale për të, pasi u ndal nga një futbollist kundërshtar dhe pastaj pranoi gol në portën e zbrazur.

Ky gol i pranuar nga neglizhenca dhe “budallakia” e portierit për pak sa nuk i kushtoi skuadrës së tij, pasi nga epërsia prej 5:3, rezultati u ngushtua në 5:4, por nuk kishte kohë të mjaftueshme më edhe për një gol. /Telegrafi/