Site icon Telegrafi

Portieri i Olimpik Donetsk, Betim Halimi: Pres ftesë, besoj se do të jem në ndeshjet e marsit

Porta vazhdon të jetë problemi kryesor te Përfaqësuesja e Kosovës, pasi Samir Ujkani prej kohësh nuk mbron fare te Torino, derisa Aro Muric vetëm këtë vit ka filluar të mbrojë rregullisht pas transferimit te Willem II.

Portieri i tretë, Visar Bekaj është pjesë e Tiranës, ndërsa konkurrenca në këtë pozitë do të shtohet në mars.

Ish-portieri i Dritës, Vllaznisë së Pozhoranit dhe Hajvalisë, Betim Halimi që tani mbron te Olimpik Donetsk pritet të ftohet për ndeshjet e muajit mars.

Halimi në një prononcim për emisionin ‘Koha Shtesë’ në Super Sport Kosova, ka thënë se beson se do të ftohet në mars.

“Vitin e kaluar në ndeshje miqësore ndaj Suedisë më kanë ftuar, por unë sapo u pata kthyer nga një lëndim i rëndë dhe nuk kam qenë gati”.

“Besoj se tani në mars do të marrë ftesë, ta shohim. Me 15 mars bëhet publike lista dhe besoj se do jem në pjesë e saj”, ka deklaruar Halimi.

Exit mobile version