Telegrafi

Portieri i Milanit, Mike Maignan asiston për golin e Leaos ndaj Sampdorias

Portieri i Milanit, Mike Maignan ka bërë asistimin e parë këtë sezon në Serie A, pasi ka shërbyer sulmuesin Rafael Leao.

Milani ka gjetur shpejt golin e parë në ndeshjen ndaj Sampdorias në kuadër të javës së 25-të në Serie A.

Goli i Rossonerëve erdhi pas vetëm tetë minutave lojë dhe ishte portugezi Leao, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Megjithatë, ky gol i Leaos pati diçka të veçantë dhe nuk ishte i zakonshëm.

Asistimi i këtij goli nuk erdhi nga ndonjë lojtarë, por nga portieri Maignan, i cili dha një top të gjatë, të cilin më pas e konkretizoi me gol Leao.

Ndryshe, Maignan është portieri i parë këtë sezon që bën një asistim. /Telegrafi/