Telegrafi

Portieri i Milanit, Maignan ‘eklipson’ Neuerin me veprimin e tij në ndeshjen ndaj Empolit

Portieri i Milanit, Mike Maignan ka bërë një veprim të çuditshëm gjatë ndeshjes së mbrëmshme (e shtunë) ndaj Empolit, duke filluar tashmë krahasimet me gjermanin e Bayern Munichut, Manuel Neuer, i cili njihet për këto veprime. 

Milani ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.

Goli i vetëm në këtë fitore për ekipin e Stefano Piolit e shënoi mbrojtësi Pierre Kalulu nga distanca në minutën e 19-të.

Lexo po ashtu Milani fiton me vështirësi ndaj Empolit, por rrit diferencën me ndjekësit

Megjithatë, pak para golit ka ndodhur një gjë interesante e cila e ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen.

Akteri kryesor i kësaj ndodhie ishte portier i Milanit, Mike Maignan, i cili ka ‘eklipsuar’ Manuel Neuerin me veprimin e tij të fundit.

Maignan ka braktisur portën e tij dhe ka shkuar tek bankina e ekipit të tij, para se të ekzekutohej goditja e dënimit, nga ku edhe erdhi goli pas një topi të kthyer.

Ky veprim i Maignan ka befasuar të gjithë, ndërsa tashmë tifozët kanë filluar t’i thurin elozhe edhe për këtë aftësi, përveç pritjeve që po i bën ndeshje pas ndeshje. /Telegrafi/