Site icon Telegrafi

Portieri më i mirë, është ende i lirë

Ish-anëtari i Fushë Kosovës dhe Feronikelit ka shkëputur kontratën me kampionin aktual të Kosovës dhe tani është i lirë.

Kolshi qëndroi tek skuadra nga Drenasi për gjashtë vite duke u bërë pjesë e historisë së këtij klubi pasi ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin kosovar.

Graniti si titullar i padiskutueshëm te Feronikeli vendosi të largohet nga klubi për të vazhduar në një skuadër tjetër e cila ende nuk është bërë e njohur për opinionin.

Kolshi sa ishte pjesë e Ferronikelit u dallua për pritjet e tij spektakolare në portë, por ishte i dalluar edhe për pritjet e 11 metërshve ku dy vite më parë pikërisht pas ekzekutimit të penalltive Ferronikeli mbijetoi në ligë falë Kolshit i cili ishte fantastik ndaj Gjilanit në barazh.

Kolshi ende nuk ka treguar se ku do ta vazhdojë karrierën në futbollin kosovar, shqiptar apo më gjerë, mirëpo ajo skuadër që do ta transferojë atë do të fitojë shumë pasi porta e tyre do të jetë e siguruar për një kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version