Liverpool është duke e kërkuar një portier të niveleve të larta.
E gjithë kjo pasi gardiani Simon Mignolet edhe këtë vit po shihet si pika më e dobët e The Reds.
Portieri belg në dy ndeshjet e para ka pësuar plotë gjashtë gola.
Në fakt, në gjashtë gjuajtjet drejt portës Mignolet nuk ka mundur asnjërin rast ta ndalojë topin duke u mposhtur në gjashtë herë në takimin me Arsenalin dhe Burnleyn. /Telegrafi/