Site icon Telegrafi

Portieri legjendar i Liverpoolit që fitoi 13 trofe, Bruce Grobbelaar, e pranon se e kishte vrarë një njeri – jeta pas luftës dhe ndihma që i dha futbolli e shpëtuan atë

Bruce Grobbelaar, portieri legjendar i Liverpoolit, me të cilët ka fituar 13 trofe, ka treguar për periudhën që ishte në luftë, ku edhe kishte vrarë, ndërsa kalimi në klubin e madh anglez e kishte shpëtuar nga depresioni.

60-vjeçari kishte shërbyer në ushtri gjatë Luftës së Rodezit, pasi u rekrutua për një periudhë 11-mujore.

Rodezia u bë pjesë Zimbabve në vitin 1980 (është edhe sot), ndërsa kishte luftë ndaj sundimit të të bardhëve.

Grobbelaar i ka përfaqësuar Zimbabvenë 32 herë, pasi doli nga lufta brutale.

Ai në ushtri ishte zbulues, ndërsa në një intervistë të dhënë së fundmi, 60-vjeçari ka treguar se i ka parë miqtë duke vdekur dhe se ia ka marr jetën një njeriu.

“Ju nuk jeni i njëjti person pasi ta keni bërë atë. Ju do të jetoni me pasojat për të gjithë pjesën tjetër të jetës tuaj”.

“Kujtimet janë ulur disi, por ka raste kur jam me shok në Afrikë dhe ata pëlqejnë të flasin për këtë gjë. Unë nuk dua”.

“Pas kësaj, për rreth dy ose tre javë, unë bëhem djers i ftohtë dhe zgjohem me këto ndjenja”.

Pas përfundimit të periudhës së tij të rekrutimit, Grobbelaar shkoi në Kanada për të luajtur për Vancouver Whitecaps me shpresën për të lënë pas të kaluarën.

Ai arriti të shkojë në huazim te Crewe Alexandra, që pastaj e solli tek The Reds.

Sikaut Tom Saunders vërejti portierin karizmatik dhe e bindi klubin që ta nënshkruante me të në vitin 1981.

Ai i kaloi 13 vite të suksesshëm në Liverpool, duke fituar gjashtë tituj kampioni, tre FA Kupa, tre Kupat të Ligës dhe Kupën Evropiane (Ligën e Kampionëve) në vitit 1984.

Megjithatë ai e pranon se po të mos ishte futbolli, Grobbelaar thotë se jeta e tij mund të kishte qenë shumë ndryshe.

“Gjatë viteve, unë kam pasur shumë fat që nuk jam zhytur në depresion, sepse futbolli më ka shpëtuar jetën time, dhe kjo është e vërtetë”.

“Sapo dola nga ushtria, kisha futbollin që më nxori nga mendjen ato incidente”, ka thënë Grobbelaar. /Telegrafi/

Exit mobile version