Telegrafi

Portieri kosovar që mahnit me aftësitë e tij me top (Video)

Portieri nga Rahoveci, Besnik Shehu njihet për aftësitë e tij të mira me këmbë edhe pse pozita e tij nuk e obligon për një gjë të tillë.

Shehu njihet si portier i cili luan mirë me këmbë dhe përveç paradave të tij, ka edhe degazhime të mira duke iu mundësuar sulmuesve të skuadrës së tij kundërsulme të shpejta.

Lexo po ashtu Kapiteni Shehu: Rahoveci ka punë për mbijetesë, rezultatet meritë e trajnerit Vuçitërna

Megjithatë, 25-vjeçari nga Rahoveci përveç lojës së tij të me këmbë gjatë ndeshjeve, kohë pas kohe publikon edhe video në profilet e tij në rrjetet sociale ka shfaqe aftësitë e plota për ta manovruar me top.

E fundit është një video e publikuar nga ai sot (e diel), ku Shehu zhunglon mirë me topin dhe duket sikurse po manovron për ndonjë reklamë.

Shehu me fanellën e Rahovecit

Ndryshe, portieri rahovecian që fundmi ka qenë portieri i ekipit të qytetit të tij, Rahovecit, ku ishte kapiten dhe njëri ndër më vendimtarët që shpëtuan pa rënë nga Liga e Parë.

Sa ishte pjesë e Flamurtarit

25-vjeçari ka bërë karrierë për disa vite edhe te Flamurtari i Prishtinës dhe në Ligat regjionale në Austri, teksa momentalisht është pa klub dhe duke vlerësuar disa oferta nga Kosova. /Telegrafi/