Portieri i Anglisë, Jordan Pickford u përfshi në një rrahje masive gjatë mbrëmjes së kaluar pas daljes nga një klub i natës.
Pamjet filmike tregojnë se si portieri i kombëtares angleze e gjeti veten mes një turme gjatë mbrëmjes së kaluar në Sunderland.
The Sun ka siguruar pamjet e para të rrahjes, por nuk dihet nëse 25-vjeçari ka nisur rrahjen apo ishte në vetëmbrojtje.
Dëshmitarët e tmerruar shikojnë se si dy femra bionde përpiqen ta ndajnë portierin e Evertonit dhe një mashkulli misterioz.
Një zëdhënës i ekipit të futbollit të Evertonit tha se “Klubi është bërë i vetëdijshëm për një incident që dyshohet se është përfshirë një nga lojtarët tanë dhe ne po e shqyrtojmë çështjen”.
Ndryshe, nuk dihet se çfarë e nxiti rrahjen, por përleshja mes tyre zgjati pak sekonda dhe gjëra u qetësuan. Për ta parë videon, klikoni KËTU. /Telegrafi/