Interi ka njoftuar se Gabriel Brazao e ka këputur ligamentin kryeqëzues të përparmë (ACL) në gjurin e djathtë dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.
Incidenti ka ndodhur gjatë seancës stërvitore të të hënës, ndërsa ekzaminimet e sotme (e mërkurë) mjekësore e kanë konfirmuar skenarin më të frikshëm.
Lëndimi i këtij lloji dhe ndërhyrja kirurgjike do ta lënë Brazaon jashtë fushe për një periudhë gjashtëmujore.
Braziliani, i cili në tetor i mbush 21 vjet, është lidhur me një huazim te klubi nga Serie B, Cosenza. Në sezonet e mëparshme, ai ishte huazuar në Spanjë te Albacete dhe Real Oviedo.
Kujtojmë që portieri u transferua te Nerazzurërt në janar të vitit 2019 dhe konsiderohej si pasues Samir Handanovicit. /Telegrafi/