Varësia për përdorimin e telefonave celularë është e zakonshme, por kjo gjithsesi nuk do të thotë të kontrolloni pajisjen edhe në situata të tilla sikurse kur jeni duke luajtur në një ndeshje futbolli.
Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ky rregull nuk ka vlejtur për portierin e Atletico Paranaense i cili u kap duke e bërë një gjë të tillë gjatë humbjes 2-1 kundër Atletico Mineiro të dielën.
Siç bëhet e ditur, 28-vjeçari ishte i “thelluar” në telefon gjatë ndeshjes ndërmjet klubeve braziliane, gjë që ka habitur mbështetësit që gjendeshin prapa portës. /Telegrafi/
Olha isso kkkkkk, oSantos, goleiro do Atlético Paranaense, com o celular no meio do jogo!!! Que barato!!!!#LargaOcelular e #GoleiroNoCelular pic.twitter.com/ScnnsfN5HL
— Benjamin Back (@benjaminback) May 13, 2018