Site icon Telegrafi

Portieri Dimitrievski bëhet hit në rrjetet sociale – ai u bashkua në tubim me Maqedoninë e Veriut me një fanellë të vjetër të Gigi Buffon

Grumbullimin i reprezentuesve të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll këtë javë e bëri më special, portieri Stole Dimitrievski.

Gardiani i Rayo Vallecanos së Spanjës në grumbullim në hotelin “Hilton” në Shkup u shfaq me fanellën e vjetër të Gigi Buffon.

Të gjithë brenda taborit të Maqedonisë ngelën të befasuar, kur e panë Dimitrievskin në atë veshje që vet portieri kishte vendosur të vjen në grumbullim me fanellën e idhullit të tij.

Kjo për faktin se Maqedonia pas disa ditëve do të përballet me Italinë në Shkup në kuadër të eliminatoreve të Euro 2024.

Fotot dhe videot e publikuar në rrjetet sociale, bënë bujë edhe në mediat më të njohura botërore, me Dimitrievskin që ishte reprezentuesi më i përfolur ditëve të fundit.

Dimitrevski do të ketë mundësi të takohet me Gigi Buffonin pas disa ditësh, pasi portieri legjendat italian është pjesë e stafit te Italia e Luciano Spallettit.

Kujtojmë se ndeshja Maqedoni e Veriut – Itali zhvillohet në arenën “Todor Proeski” të shtunën nga ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version