Telegrafi

Portieri i Barcelonës, Neto bëri një gafë amatore tek goli i shënuar nga Alavesi

Portieri i Barcelonës, Norberto Murara Neto apo i njohur vetëm si Neto ka bërë një gafë të pafalshme në ndeshjen ndaj Deportivo Alavesit.

Barcelona ka dominuar Alvesin në 30 minutat e parë të ndeshjes ndaj Alavesit e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Megjithatë, klubi nga Camp Nou është befasuar në minutën e 31-të duke e pa veten në disavantazh.

Ky gol i pranuar erdhi i gjithi për fajin e portierit Neto, i cili po e zëvendëson të lënduarin Marc Andre Ter Stegen.

Neto bëri një gabim të pafalshëm

Neto bëri një gafë amatore, duke ‘humbur’ topin në mes të këmbëve të tij dhe duke lejuar lojtarin kundërshtar të shënojë gol.

Ishte sulmuesi Luis Rioja, i cili shfrytëzoi gafën e pafalshme të Netos për të shënuar për epërsinë e Alavesit 1-0.

/Telegrafi/