Portieri i Atalantas, Marco Sportiello, iu nënshtrua sot testeve dhe ka marr përgjigjje se është pozitiv me coronavirus.
Ai është futbollisti i parë i prekur nga Atalanta. Klubi i Atalantas njoftoi se Sportiello nuk ka simptoma dhe se do të vijojë të qëndrojë në karantinë derisa të plotësojë 14 ditë nga momenti i sotëm.
Ai nuk ka nevojë për trajtim mjekësor, pasi aktualisht është mirë.
Qyteti i Bergamos është më i prekuri nga coronavirusi në Itali.
Pikërisht në ndeshje ndaj Atalantas, dyshohet se u infektuan disa futbollistë të Valencias, të cilët ishin të parët që rezultuan pozitivë në La Liga. /Telegrafi/