Portieri anglez i Arsenalit, Aaron Ramsdale, dhjetë ditë më parë me skuadrën e tij luajti ndaj Leeds në Yorkshire, ku mori tre pikë, por edhe disa para shtesë që i ‘fitoi’ gjatë ndeshjes.
Ramsdale është kthyer në Londër me 17 funte (rreth 20 euro), dhe këtë e ka zbuluar në një prononcim për mediat britanike ku ka shpjeguar se si tifozët e Leeds e gjuanin me monedha.
“Pas golit të parë, ata filluan të më gjuanin shishe, çakmakë dhe gjëra të ngjashme nga tribuna. I hoqa të gjitha. Kur gjyqtari mbylli pjesën e parë, unë i mora të gjitha në dhomën e zhveshjes dhe kuptova se kisha mbledhur rreth 17 funte. Disa monedha më ranë gjatë rrugës, disa as që i mora edhe pse e shihja, kështu që do të kishte më shumë nëse do t’i merrja”, ka treguar Ramsdale.
https://www.youtube.com/watch?v=f7iS3hQ0Yz4&t=22s&ab_channel=LEON7NALDO
Portieri i Arsenalit shtoi se shpesh është në shënjestër të tifozëve kundërshtarë të cilët përpiqen në çdo mënyrë ta pengojnë.
“Shpesh gjatë ngrohjes përpiqen të më shpërqendrojnë. Unë vetëm këndoj një këngë Krishtlindjesh. Një fans donte të më ngatërronte duke imituar një qen, por unë qëndrova i qetë në kokë”.
“Në fund të nxehjes shpesh gjuaj goditje dhe kjo është mënyra ime për t’u përqendruar në ndeshje”, ka thënë Ramsdale.
Portier është ndër të fundit në listën e pagave te Topçinjtë, pasi ka një pagë prej 2 milionë euro në sezon. /Telegrafi/
Aaron Ramsdale on abuse from Leeds fans: “After the first [goal], there was bottles, lighters – next thing you know, money started coming! I collect £2s so I took that! I’m picking them up & put them by my towel. There was about £17 I pulled off the pitch!” [Fozcast YouTube] #afc pic.twitter.com/xyRQ1wkFBj
— afcstuff (@afcstuff) December 30, 2021