Përfaqësuesja e Kosovës është fuqizuar edhe me një lojtar tjetër, kësaj here me një portier profesionist.
Bëhet fjalë për Arijanet Muriqi, i cili ka aplikuar për pasaportën e Kosovës në konsultën e saj në Cyrih.
FFK me herët ishte marrë vesh me portierin dhe familjen e tij, ndërsa tani janë duke u kryer procedurat e fundit.
“Urime Kosovë, në Konsultën e Kosovës në Zurich. Arijanet Muric aplikon për pasaportën e Kosovës Portieri i ardhshëm i Kosovës”
“Faleminderit shume Samir qe kurrë nuk ke harru cili është gjaku yt”, ka shkruar një i afërm i portieri në rrjetet sociale.
Muric është pjesë e Manchester Cityt, ndërsa ka qenë i huazuar në NAC Bred stinorin e shkuar.
Kosova e ka vazhduar formën e mirë ndaj Maltës ku ka fituar me rezultat 3-1. /Telegrafi/