Telegrafi

Portieri Ardit Nika vazhdon kontratën me Prishtinën

FC Prishtina dhe portieri Ardit Nika e kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vitet e ardhshme.

24-vjeçari tash e një vit e gjysmë është pjesë e Prishtinës, skuadër në të cilën është paraqitur edhe vite më parë, në periudha të ndryshme.

Ai me Prishtinën e ka fituar titullin kampion, trofeun e Superkupës ndërkohë që edhe me ekipin e juniorëve e ka fituar titullin kampion.

Nika do të jetë zgjidhja e parë në portë e Prishtinës, pasi klubi do t’i lirojë dy portierët e tjerë, Betimin Halimin dhe Eglant Haxhon.

“Vendosa që të vazhdoj me Prishtinën për arsye se Prishtina është klubi më i madh në shqiptari. Kjo është zgjedhje shumë e mirë për mua, për të ardhmen pasi që dihet se Prishtina është klub me traditë dhe më i trofeshmi në Kosovë”.

“Kemi rënë dakord për kontratë dy-vjeçare dhe e kemi gjetur një mes të përbashkët që të dyja palët të jemi të kënaqura. Jam shumë i kënaqur me kushtet e ofruara nga klubi”.

“Trajneri Ismet Munishi është trajner i cili të jep vullnet, moral, është i dëshmuar në futbollin e Kosovës edhe si lojtar edhe si trajner dhe shpresoj që së bashku t’i arrijmë objektivat e ekipit”, ka thënë ai. /Telegrafi/