Alireza Beiranvand ka thyer zyrtarisht rekordin botëror të Guinness për gjuajtjen më të gjatë të regjistruar ndonjëherë në një ndeshje futbolli.
Portieri iranian arriti këtë sukses në vitin 2016, por u deshën pesë vjet për t’u renditur zyrtarisht si gjuajtja me dorë më e gjata ndonjëherë.
Në një ndeshje kundër Koresë së Jugut, 29-vjeçari pa një mundësi të përsosur kundërsulmi dhe i mori gjërat në duart e tij.
Ai lëshoi një gjuajtje të madhe me dorë duke asistuar për sulmuesin Vahid Amiri.
??????? ????????? ?? ???????? ????? ???????!??
O guarda-redes entrou para o livro de recordes pelo lançamento de bola mais longo com a mão num jogo oficial ⚽
? https://t.co/6xFtINmY5C#BoavistaFC #AlirezaBiranvand #GuinnessWorldRecords pic.twitter.com/64qyUCEN8W
— Boavista FC (@boavistaoficial) November 25, 2021
Amiri për fat të keq nuk mundi të përfundonte me sukses aksionin dhe ‘huqi’ ndoshta asistimin më të madh në historinë e futbollit.
Boavista, për të cilin Beiranvand tani luan si i huazuar nga Royal Antëerp, ngarkoi një video të gjuajtjes së portierit si dhe duke bërë disa praktika hedhjeje.
“Hedhja në distancë e një topi futbolli në një ndeshje konkurruese është 61m 26mm, dhe u arrit nga Alireza Beiranvand (Iran) duke luajtur për Iranin kundër Koresë së Jugut në stadiumin Aradi, Teheran, Iran më 11 tetor 2016. Zyrtarisht e mahnitshme”, lexohet në njoftimin zyrtar të rekordit.
? Alireza Beiranvand is now a @GWR world record holder!
Alireza’s 61-metre throw in a match vs. South Korea (October 11, 2016), was the longest recorded throw in a football match.
Congrats to Alireza for his Guinness World Records achievement! pic.twitter.com/zP8WijEjIK
— Persian Soccer (@prznsoccer) November 25, 2021
Është një histori mbresëlënëse për portierin duke pasur parasysh se Beiranvand ishte duke ‘fjetur’ vetëm disa vite më parë, ndërsa ai u përpoq të krijonte një karrierë futbolli.
Ai madje duhej të dilte kundër babait të tij, i cili donte që ai të punonte në një punë normale në vend që të luante futboll profesionist.
Disa nga punët që Beiranvand kishte gjatë jetës përfshijnë rrobaqepësi dhe larës makinash. /Telegrafi/