Portierët tani më në fund do të duhet të ndjekin rregullën e ‘numërimit mbrapsht’ që do të ndryshojë futbollin përgjithmonë sipas një raportimi të ri.
Futbolli ka kaluar në një numër ndryshimi të rregullave gjatë viteve të fundit, teksa sistemi VAR u bë pjesë e pandashme e këtij sporti.
Teksa ligjet e futbollit tashmë nënvizojnë se portierët duhet të godasin topin brenda gjashtë sekondave, aplikimi i këtij ligji nuk është respektuar ashtu siç tifozët do të dëshironin.
Tani mediumi anglez The Guardian ka raportuar se Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka zyrtarizuar një numër të provave për të përmirësuar sjelljet e lojtarëve në fushë, në një takim të mbajtur në Loch Lomond.
Një nga provat do të jetë për të rritur numrin e sekondave që portieri lejohet të mbajë topin, nga gjashtë në tetë sekonda.
Mbi këtë, gjyqtarët do të ngrenë dorën lart pas pesë sekondave, duke i bërë me dije portierëve së duhet të godasin topin.
Raportimi shton se në rast se portierët nuk e respektojnë këtë afat kohor dhe e mbajnë topin ende në posedim pas tetë sekondave, dhurimi i një penalltie do të konsiderohet./Telegrafi/