Portierët e Zvicrës janë parë duke përdorur një ‘armë sekrete’ të pazakontë në stërvitje ndërsa po përgatiten për ndeshjen e tyre çerekfinale me Anglinë.
Portieri i parë, Yann Sommer u pa duke mbajtur një palë syze dielli të errëta në stërvitje. Mendimi se ai thjesht po përpiqej të mbronte sytë nga dielli u shua, megjithatë, kur edhe portieri i dytë, Gregor Kobel u pa gjithashtu duke mbajtur syze.
Ka më shumë se sa shmangia e shkëlqimit nga dielli. Sipas The Sun, syzet speciale me bateri mund të krijojnë një efekt të ngadaltë kur goditet një top dhe mund të ndihmojnë portierët të përmirësojnë parashikimin e tyre. Ato duket se po sjellin sukses.
Zvicra ka pranuar vetëm tre gola deri më tani në Euro 2024 dhe ka mbajtur portën e pastër në fitoren ndaj Italisë.
Portieri Sommer punoi gjithashtu me metodat e njëjta edhe në Euro 2020. Syzet, të prodhuara nga kompania japoneze VisionUp dhe që kushtojnë mbi 400 euro, janë përdorur edhe nga lojtarët e tenisit dhe bejsbollit.
Zvicra ka shansin për të arritur në gjysmëfinale të një kampionati evropian për herë të parë në historinë e saj, kur do të përballet me Anglinë në Dusseldorf të shtunën.
Skuadra e Murat Yakin do të hyjë në ndeshje me plot besim pas paraqitjeve mbresëlënëse kundër Gjermanisë dhe Italisë. /Telegrafi/