Telegrafi

Porti i Sarandës pret 68 mijë turistë të huaj vetëm në qershor, Rama: Aspak burokraci, kontrolle minimale për turistët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga poti i Sarandës ku priten çdo ditë turistë të shumtë nga vende të ndryshme të botës.

Në një postim në Facebook, Rama u shpreh se në port çdo ditë mirëpriten turistë që vijnë në rrugë detare dhe siç tregojnë shifrat vetëm gjatë muajit qershor ka pasur një qarkullim prej 68,068 vizitorësh të huaj, plot 24 për qind më shumë krahasuar me gjithë vitin 2021.

“Aspak burokraci, kontrolle minimale për turistët dhe kushte të rehatshme në pritjen e tyre”, ka shtuar Rama. /Telegrafi/