Telegrafi

Porti i Shëngjinit, në shërbim të Kosovës

Pas qëndrimeve të para në maj 2006, pala shqiptare duket se do të vendosë përfundimisht shumë shpejt për t’ia kaluar portin qeverisë së Kosovës.

“Porti i Shëngjinit do të jetë një port gjeneral për shkak sa ka lidhje me rrugën Durrës-Kukës, pra me aksin që e lidh me Milotin dhe më tej me Kosovën. Ka një interesim nga qeveria e Kosovës për të pasur një akses në Portin e Shëngjinit, sikurse ka një vullnet pozitiv nga qeveria shqiptare për të bërë të mundur këtë akses”, tha dje ministri i Transporteve.

Megjithatë, për qeverinë shqiptare nuk do të jetë i lehtë kalimi i portit te pala kosovare, për shkak se brenda tij dhe përreth, shtrihen një sërë industrish, karburanti dhe çimentoje.

“Përreth zonës së Portit të Shëngjinit kemi të përqendruar industrinë e çimentos, e cila do të ketë një prodhim vjetor rreth 11 milionë ton, ku gjysma është për eksport. Përveç rrugës, do të përdorim edhe linjat hekurudhore me Malin e Zi, që mundon transportin e mallit”, tha Olldashi.

Porti i Shëngjinit ishte një çështje e diskutuar për herë të parë në maj mes Kryeministrit Berisha dhe homologut kosovar, Agim Çeku. Që në atë kohë,
Berisha nxitoi të siguronte Kryeministrin Çeku se Porti i Shëngjinit do të jetë në dispozicion të Kosovës.

“Kosova ka lidhje me detin nëpërmjet vendeve fqinj, Selanikut dhe Malit të Zi, si dhe nëpërmjet Shqipërisë. Në këtë drejtim, Porti i Shëngjinit është një port shumë i përshtatshëm, i cili do të jetë i lirë për Kosovën”, tha Berisha.

Porti ka një gjatësi të kufi zuar kalatash dhe përpunon anije mallrash
me kapacitet deri 3000 tonë. /gazeta shqip/