Telegrafi

Portativët nga Gigabyte

Shënimet e modeleve janë P2532F dhe P2532H, e të dy modelet vijnë me ekranet me rezolucionin prej 1,920 x 1,080 piksel me LED ndriçim të prapavijës, kanë procesorët Core i7-2620QM në 2.2-gigaherc, dy ose katër gigabajt të memories punuese, disqet me më së shumti 750-gigabajt, sistemin Blu-ray dhe nga dy konektorë USB 3.0. Modeli P2532F ka grafikën GeForce GT555M, derisa P2532H është i pajisur me grafikën GeForce GT 550M.

Të dy modelet në shitje në tregun amerikan do të paraqiten deri në fund të muajit. Çmimet nuk janë publikuar ende. /Telegrafi/