Telegrafi

Portali boshnjak: Kejvina Kthella, biondina joshëse shqiptare

Për bukurinë e bukuroshesh shqiptare kanë nisur të shkruajnë edhe mediat e rajonit.

Kejvina Kthella është një fotomodele, aktore, prezantuese dhe ish-kandidate e Miss Albania të vitit 2017.

Kthella është 22 vjeçare dhe jeton në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, kështu e nis shkrimin portali boshnjak, klik.ba.

Përveç vendit të saj, ajo kaloi shumë kohë në Itali dhe Zvicër, ku edhe krijoi karrierë prej një modeleje.

Bukuroshja gjithashtu është mjaft e famshme edhe në rrjetin social Instagram, e cila nuk është një befasi për shkak të fotografive që publikon.

Me format e saj super seksi, biondina thjesht kujdeset për të rrëmbyer vëmendjen e shumëkujt.

Ndryshe, bukuroshen mund ta shohim në shoun televiziv të Ermal Mamaqit, i njohur si “Xing me Ermalin”. /Telegrafi/